12 Janar 2025

Neutraliteti rrezikon zbatimin e marrëveshjes

Prishtinë, 5 qershor - Deklarata e lehtësueses së dialogut Catherine Ashton se marrëveshja e Brukselit është neutrale karshi statusit të Kosovës, ka shkaktuar probleme të mëdha në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Burime të gazetës “Tribuna”, kanë shpjeguar se Beogradi po kërkon që neutraliteti i deklaruar nga baronesha të reflektohet në çdo aspekt të marrëveshjes, gjë që e ka vështirësuar tepër zbatimin e marrëveshjes.

Në këtë mënyrë, Beogradi po kërkon që pjesëtarët e policisë së rajonit të veriut të mos jenë pjesë e Policisë së Republikës së Kosovës, sepse fjala republikë, sipas tyre, do të reflektonte shtetin e shpallur në shkurt të 2008-s dhe në këtë mënyrë do të shkelej neutraliteti i marrëveshjes

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)