11 Janar 2025

Netanyahu: Hebrenjtë nuk e kanë harruar ndihmën e shqiptarëve

Tel Aviv, 21 dhjetor - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Izrael është takuar me kryeministrin e këtij vendi Benjamin Netanyahu.

Gjatë këtij takimi, siç raporton “Jerusalem Post”, Netanyahu i ka thënë Ramës se hebrenjtë nuk e kanë harruar ndihmën që shqiptarët e kanë dhënë për këtë komunitet gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë. Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore se më parë. Gjatë holokaustit, Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke refuzuar t’ua dorëzonte nazistëve”, ka thënë Netanyahu.

Gjatë vizitës në Izrael Rama dhe Netanyahu kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi, për të cilat Netanyahu ka thënë se shënojnë 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.

“Jerusalem Post”, ka shkruar se gjatë Holokaustit, shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për t’i shpëtuar hebrenjtë, përfshirë edhe ata të larguar nga vendet e tjera. (TCH)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)