20 Prill 2024

Nesër ora 60 minuta para

Prishtinë, 26 mars - Rikthehet ora verore. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, më datë 27 mars akrepat spostohen 60 minuta përpara.

Ndryshimi i akrepave të orës në fund të marsit me 60 minuta para dhe në fund të tetorit me 60 minuta pas, është sistem i unifikuar në të gjithë Europën.

Ndërrimi i orës aplikohet thuajse në të gjitha vendet e industrializuara, përjashto Japoninë.

Gjithashtu nga kjo skemë e matjes së kohës, nuk janë të interesuara as vendet e Afrikës, ndërkohë që edhe Rusia mund të aplikojë mosndryshimin e akrepave, pasi për presidentin Medvedev kjo shkakton stres tek qytetarët.

Ora dimërore parashikohet të rikthehet më 30 tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)