25 Dhjetor 2024

Nesër nis takimi ndërparlamentar, Parlamenti Evropian - Kosova

Prishtinë, 18 maj - Nesër fillon në Prishtinë takimi i 4-t ndërparlamentar, Parlamenti Evropian - Kosova.

Në këtë takim dyditor do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me progresin e Kosovës drejt integrimit evropian, si: shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Komisionit Evropian; progresi i Kosovës drejt integrimit evropian; sfidat e sistemit zgjedhor pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe reforma e kornizës  ligjore që lidhet me zgjedhjet; progresi në reformat institucionale, në veçanti performanca  e pushtetit lokal pas decentralizimit dhe gjendja e sistemit arsimor; forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës; procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi më  i gjerë rajonal.

Përbërja e delegacionit të Parlamentit Evropian do të jetë si në vijim: Eduard Kukan, kryetar, Jelko Kacin, zëvendëskryetar dhe eurodeputetët,  Lajos Bokros, Antonio Cancian, Marije Cornelissen, Tanja Fajon, Ulrike Lunacek (raportuese për Kosovë), Doris Pack dhe Jutta Steinruck.

Delegacioni parlamentar të BE-së e shoqërojnë Fernando Gentilini, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë dhe Khaldoun Sino, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të KE dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.

Delegacioni i Kosovës për këtë takim përbëhet nga: dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë, Enis Kervan, nënkryetar i Kuvendit dhe nga deputetët: Sasha Rashiq, Lufti Haziri, Arsim Bajrami, Haki Demolli, Idriz Vehapi, Arben Gashi, Ahmet Isufi, Safete Hadergjonaj, Zenun Pajaziti,  Myzejene Selmani. Albin Kurti dhe  Hydajet Hyseni.

Në fund të takimit pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët, kurse kryesuesit e delegacioneve,  Krasniqi dhe Kukan do të kenë konferencë shtypi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)