09 Janar 2025

Nesër mbahet takimi "Parlamenti Evropian - Kosova"

Prishtinë, 13 mars - Nesër dhe pasnesër në Strasburg do të mbahet takimi i 5-të Ndër parlamentar, Parlamenti Evropian - Kosova.

Delegacionin e Kosovës në këtë takim do ta udhëheqë kryetari i Kuvendit të Kosovës dr. Jakup Krasniqi. Anëtarë të delegacionit do të jenë: nënkryetari i Kuvendit, Enis Kervan, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, deputetët: Lutfi Haziri, Ahmet Isufi,  Albin Kurti, Hydajet Hyseni, Skënder Hyesni, Zenun Pajaziti, Myzejene Selemani dhe Biserka Kostiq, si dhe këshilltarët e kryeparlamentarit: Mehmet Hajrizi, shef i Kabineti, Bilall Sherifi, këshilltari i lartë politik dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Temat që do të diskutohen në takimin e rregullt vjetor ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës do të jenë: Progresi i Kosovës drejt integrimit evropian: shkëmbimi i pikëpamjeve me Qeverinë e Kosovës; Përfaqësuesin e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, si dhe me Komisionin Evropian; Forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Liberalizimi i vizave; Energjia dhe mbrojtja e ambientit – sfidat dhe prioritet kryesore të Bashkimit Evropian; Zhvillimet në ekonomi; Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe miratimi i deklaratës së përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Strasburg përveç takimit Ndërparlamentar, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillojë takime bilaterale me: kryetarin e  Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me nënkryetarin e PE-së, Lázsló Surjan,  si dhe me kryesuesin e  Delegacionit të PE për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjë - Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, z. Eduard Kukan.

Delegacioni i Kosovës për Strasburg do të udhëtojë sot, ndërsa do të kthehet më 16 mars 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)