Nesër mbahet raund i ri dialogu, takohen Thaçi -Daçiç
Bruksel, 16 prill - Një raund i ri dialogu do të zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë. Negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, e marrëveshja për këtë ashtë arritur dje nga të tri palët, shkruan sot gazeta Blic e Beogradit.
Sipas kësaj gazete, nga pala serbe e sigurt është vetëm shkuarja e Daçiç në Bruksel. \"Me insistim të bashkësisë ndërkombëtare negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete, ka thënë një diplomat perëndimor që nuk deshi ti përmendej emri .
Sipas këtij burimi, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja të hiqet pjesë sipas së cilës Mitrovica jugore do ti bashkohet Mitrovicës veriore.