Nepotizmi ndëshkon ministrin e Brendshëm të Francës
Paris, 22 mars - Ministri i Brendshëm i Francës Bruno Le Roux dha dorëheqje pas akuzave se ka bërë pagesa me fonde publike ndaj vajzave të tij.
Ai i mohoi akuzat duke u shprehur se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme, por pranoi se do të jepte dorëheqjen pasi nuk kishte dëshirë që skandali të prekë punën e qeverisë.
Punësimi i anëtarëve të familjes nga politikanët është kthyer në një "çështje të nxehtë" në Francë pas skandalit të kandidatit konservator Francois Fillon për president mbi punësimin e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij si asistentë parlamentarë.
Le Roux, ish-kreu i grupit të Partisë Socialiste në Dhomën e Ulët të Parlamentit, u bë ministër i Brendshëm në fillim të dhjetorit në një riorganizim të qeverisë.
Ai dha dorëheqjen pasi prokurorët nisën një hetim të martën ndaj njoftimeve mediatike se ai paguan dy vajzat me fondet publike për punën në parlament, kur ai ishte ende ligjvënës dhe ato studente