12 Janar 2025

Negociata për MSA, s'do të thotë njohje për Kosovën

Bruksel, 29 prill - Hapja e negociatave për MSA-në me Kosovën nuk duhet parë dhe analizuar si njohje e shtetit të Kosovës nga Bashkimi Evropian për anëtarët e saj.

Kështu shkruan Komisioni Evropian në rekomandimin e tij sqarues për të gjithë vendet.

”Duke marrë parasysh dallimet në qëndrimet e shteteve anëtare rreth statusit të Kosovës, vendimi për të hapur negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me atë vend, nuk duhet të interpretohet si njohje e Kosovës si shtet nga ana e Bashkimit Evropian, në rastet kur disa shtete nuk e kanë bërë një hap të tillë më parë”, thuhet në rekomandim sqarues të Komisionit Evropian, raportoi KTV-ja.

Ndërsa eurokomisioneri Shtefan Fule, është shprehur optimist se ato nuk do të paraqesin pengesa, pasi që, sipas fjalëve të tij, janë marrë parasysh edhe shqetësimet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)