25 Dhjetor 2024

Në Vjenë u mbajt “Kongresi i Gazetave Evropiane”

Vjenë, 6 maj - Gazetarë nga vende të ndryshme të Evropës në “Kongresin e Gazetave Evropiane”, të mbajtur në Vjenë nga 1 deri më 3 maj, kanë vlerësuar se duhet gjetur forma dhe mënyra për ta pasur një gazetari më kreative, e cila do t’i mbijetonte kohës.

Në kongresin, i cili është mbajtur në kryeqytetin austriak, kanë marrë pjesë shumë botues, redaktorë dhe gazetarë të medieve të ndryshme nga të gjitha shtetet e Evropës.

Në këtë kongres është debatuar edhe për tema se si gazetat mund të jenë unike, për Ipodin dhe gazetat, trendin e gazetave në Evropë për vitin 2011, si dhe tema të ndryshme që kanë të bëjnë me gazetarinë.

Po ashtu një vend të rëndësishëm në këtë kongres zuri edhe debati për Wikileaksin.

Në “Kongresin e Gazetave Evropiane” nga Kosova ka marrë pjesë edhe gazetari i së përditshmes “Epoka e re”, Afet Bela.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)