Në vend të bar-bufeve në metronë e Moskës do të krijohen zona të inspektimit
Moskë, 18 janar - Në ndjekje të pikësynimit për t\'iu kundërvënë terrorizmit bordi drejtues i metrosë së Moskës në vend të bar-bufeve dhe kafeterive do të krijojë zona të inspektimit (kontrollit).
Në sipërfaqet e ish kioskave të lokaleve të sipërpërmendura do të instalohen pajisje të shumëllojshme teknologjike. Zhvillimi i mëtejshëm i zinxhirit të rrjeve të ushqimit të shpejtë (fast food) brenda në metro nuk është parashikuar, njoftuan në udhëheqjen e metrosë së Moskës.
Metroja e Moskës ndërpreu kontratën e qirasë me kompaninë \"Bufet Metro\", e cila ka hapur dhjetëra shitore të ushqimit të shpejtë në stacione të ndryshme të saj dhe në kalimet ndërmjet tyre.