23 Dhjetor 2024

Në të gjithë botën ka 214 milionë emigrantë

Gjenevë, 30 nëntor - Numri i përgjithshëm i emigrantëve në botë arriti në 214 milionë. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit, i njoftoi të dhënat në një raport të saj.

Në raport vihet në dukje se vitet e fundit, numri i emigrantëve ka pasur prirje të dukshme për tu rritur dhe shkoi nga 191 milionë në vitin 2005 në 214 milionë në 2010-ën.

Organizata parashikon se deri në vitin 2050, në mbarë botën do të ketë 405 milionë emigrantë.

Raporti e shpjegon rritjen e shpejtë e numrit të emigrantëve, me ndryshimet në strukturën e popullsisë, situatën ekonomike dhe në mjedisin ekologjik.

Organizata në raport, u bën thirrje qeverive të ndryshme të shtojnë përkrahjen financiare dhe fondet për edukimin e emigrantëve, gjë që do të përmirësojnë kushtet e jetesës së tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)