Në takimin e WBIF, Kosova aplikon me tri projekte kombëtare
Prishtinë, 7 dhjetor - Në Paris të enjten është mbajtur takimi i VII i Komitetit Drejtues të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkan Investment Framework - WBIF).
Komiteti Drejtues ka shqyrtuar projektet e dorëzuara në kuadër të raundit VIII të aplikimit. Në takimin e Komitetit Drejtues të WBIF-it, Kosova është përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit dhe nga Ministria e Integrimit Evropian.
Në raundin VIII Kosova ka aplikuar me tri projekte kombëtare, prej të cilave dy janë miratuar; një në sektorin social dhe një në sektorin e energjisë.
Projektet e miratuara janë: Përmirësimi i arsimit në Kosovë dhe Studim fizibiliteti mbi ndërrimin e derivatave të përdoruara për ngrohje dhe zgjerimit të sistemit për ngrohje për qytetin Gjakovës.
Projektet e miratuara do të përkrahen nga Banka Botërore (WB) dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW). Grantet do të sigurohen nga Fond i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor (EWBJF).
Vlera totale e dy prjekteve të cilat do të zbatohen përmes granteve është 850,000. Këto grante do të hapin rrugë për investimet potenciale në shumë prej 9.15 milion euro.