Në Spanjë vazhdojnë protestat kundër monarkisë
Madrid, 8 qershor - Mijëra spanjollë janë mbledhur në Madrid të Spanjës me kërkesën e ndryshimit të sistemit monarkist në vend.
sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, protestuesit në kryeqytetin spanjoll me anë të sloganeve të tyre kanë kërkuar organizimin e një referendumi për ndryshimin ose jo të sistemit monarkist në vend.
Protestuesit spanjollë kanë folur për përfundimin e afatit të pushtetit monarkist dhe mbretëror në vend. ata gjithashtu u kanë kërkuar autoriteteve spanjolle që ti kushtojnë më shumë vëmendje problemeve të popullit.