Në Siberi temperatura ra deri në -53 gradë
Moskë, 7 dhjetor - Në fshatin rus Ojmjakon në Siberi sonte natën temperatura ra deri në -53 gradë Celsius, ndërsa sot në mëngjes ishte -50 gradë.
Për shkak të ngricave të mëdha është anuluar mësimdhënia për nxënësit e shkollave fillore.
Temperatura më e ulët është regjistruar në fshatin Ojmjakon (-67,7 gradë) në vitin 1933.
Për të drejtën për tu quajtur si zona më e ftohtë e hemisferës veriore të planetit Ojmjakon konkuron me qytetezën ruse Verhojansk, duke humbur rivalitetin me këtë të fundit vetëm me 0,1 gradë.