Në SHBA vriten me armë 6 persona, mes tyre 4 fëmijë
Houston, 10 korrik - Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin amerikan të Houston. Gjashtë persona, 4 prej të cilëve ishin fëmijë janë vrarë me armë zjarri në një banesë.
Policia ka bërë të ditur se edhe një grua mbeti e plagosur rëndë, por ishte në gjendje të identifikonte autorin, i cili pas rreth 3 orësh ndjekjeje nga polica u dorëzua.
Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta, por dyshohet për probleme në familje, megjithëse ende nuk dihen marrëdhëniet e të pandehurit me viktimat.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e autorit, por ka thënë se ai është një burrë rreth 30 vjeç.
Pasi kishte marrë informacionin për ngjarjen e rëndë, policia kishte mbërritur te banesa ku kishte ndodhur krimi, duke gjetur të pajetë 3 fëmijë dhe dy të rritur, ndërsa një tjetër fëmijë humbi jetën në spital.