Në Ohër sot fillon konferenca e presidentëve të rajonit
Ohër, 11 tetor - Në Ohër sot fillon Konferenca rajonale e presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ky është takimi i tretë i katër presidentëve i organizuar pas atyre në Vlorë dhe Prizren.
Në Konferencën e organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov në cilësinë e një mini-samiti nuk merrë pjesë presidenti serb, Boris Tadiq.
Presidenti Ivanov, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe presidenti malazez Filip Vujanoviq do të përsërisin përkushtimin e tyre për të ndarë vlera evropiane, vizionin e përbashkët për të ardhmen, përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe NATO si dhe realizimin e qëllimeve strategjike rajonale nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.
Burime pranë presidencës gjithashtu informojnë se nisma e tillë nuk përjashtohet që në të ardhmen të përfshijë edhe Greqinë dhe Serbinë.
Ky është takimi i tretë i katër presidentëve i organizuar pas atyre në Vlorë dhe Prizren. Në këtë takim pritet që të ketë nisma për projekte të reja rajonale në sferën e infrastrukturës dhe bashkëpunimit energjetik.
Takimit të katërshes së presidentëve i mungon vetëm Fatmir Sejdiu, i cili është zëvendësuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Dy takimet e para të ashtuquajtura si mini-samite presidenciale u zhvilluan në Vlorë në vitin 2009 dhe në Prizren në vitin 2010.