26 Prill 2025

Në një kishë në Karolinën e Jugut vriten 9 persona

SHBA, 18 qershor - Nëntë persona kanë vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një kishë afro-amerikane në Charleston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shefi i Policisë i Karolinës së Jugut, Gregory Mullen, tha se 8 nga viktimat u vranë brenda kishës, ndërsa i nënti vdiq në spital.

I dyshuari i masakrës është një person i bardhë, në të njëzetat. Mes viktimave është edhe pastori i kishës, Clementa Pinckney.

Vrasjet kanë ndodhur të enjten në orën 21:00 me orën lokale (01:00 me atë shqiptare).

“Është e paimagjinueshme që dikush në ditët e sotme të hyjë në një kishë gjatë meshës dhe t’i marrë jetën besimtarëve”, tha Mullen.

Senatori i Karolinës së Jugut, Joe Riley,shkroi në Twitter: “Më dhemb zemra për Charleston-in dhe Karolinën e Jugut”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)