Në mes të dimrit kanë çelur lule boret
Moskë, 13 janar - Në kopshtin botanik të Tverit nën qiell të hapur mu në mes të dimrit kanë çelur lule boret (lat. Galanthus; angl. Snowdrop) - ky është rezultat i anomalive ekstreme të motit në rajonin e Rusisë Qendrore.
\"Kushtet klimatike në Tver, të krijuara në muajin janar, janë tipike për periudhën e fundit të marsit - fillimit të prillit, - deklaroi Drejtori i kopshtit botanik Juri Naumcev. - Natyrën nuk mund ta gënjesh dot: pasi ndjenë frymën e \"pranverës\" bimët barishtore nisën të lulëzojnë\".
Shkencëtari shtoi se një fenomen i tillë vërehet për herë të parë në Tver në një periudhë çerek shekullore.