07 Janar 2025

Në mars rrezikohen vizat për disa vende të Ballkanit

Bruksel, 13 janar - Raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar se deri në mars do të miratohet vendimi për verifikimin e mekanizmit për pezullimin e regjimit të vizave.

Fajon në një prononcim të saj për mediat serbe ka theksuar se Evropa nuk përjashton mundësinë për lëshimin e barrierave për vendet e Ballkanit Perëndmor, të cilët nuk mund të kontrollojnë azilkërkuesit dhe se sipas saj, ky paralajmërim së shpejti do të bëhet edhe realitet.

Mekanizmi për pezullimin e liberalizimit të vizave për disa vende do të jetë për një periudhë gjashtë mujore, më pas në nëntë muaj dhe në në fund ai shtet të kthehet në listën e ashtuquajtur të zezë.

“Do të kemi debate në bordet e lirive të qytetarëve, drejtësisë dhe punëve të brendshme më 25 dhe 26 janar. Por, fjalën përfundimtare pas Parlamentit Evropian do ta jap Këshilli i Ministrave deri në muajin mars”, ka theksuar Fajon.

Danimarka si kryesuese e BE-së ndër prioritetet e saj ka mbrojtjen nga azilkërkuesit dhe se është kërkuar që sa më shpejt të aplikohet mekanizmi për pezullimin e vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)