10 Janar 2025

Në mars Britania fillon zyrtarisht procesin e largimit nga BE

Londër, 3 tetor - Kryeministrja Theresa May tha se Britania do të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja në fund të marsit 2017.

Ajo e bëri njoftimin përmes një interviste në televizionin BBC.

Para njoftimit sot, zonja May kishte thënë vetëm se Britania nuk do të shtynte për zbatimin e Nenit 50 të traktatit të Lizbonës para fundit të vitit. Neni 50 është një klauzolë që fillon një periudhë dy vjeçare të daljes zyrtare nga BE.

Kundërshtarët e Brexit kishin paralajmëruar se largimi nga blloku do të çonte në një rrënim ekonomik. Por ekonomia duket të jetë e fortë që nga votimi duke minuar parashikimet për ditë të zymta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)