23 Dhjetor 2024

Në Kragujevc zbulohet një varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore

Beograd, 20 gusht - Në Serbi është zbuluar një varr masiv nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Në të janë gjetur eshtrat e 674 njerëzve, njofton agjencia e lajmeve Beta.

Varri masiv ndodhet në një varrezë në qytetin Kragujevc në Serbinë qendrore, rreth 120 kilometra në jug të Beogradit.

Sipas të dhënave të ekspertëve viktimat duhet të jenë pjesëtarë të kryengritjes komuniste dhe nacionaliste kundër pusshtuesve gjermanë dhe italianë.

Në ish-Jugosllavi sipas disa vlerësimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë rreth një milion njerëz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)