10 Janar 2025

Në Kosovë zgjedhjet e Serbisë mbahen në 28 lokacione

Mitrovicë, 1 maj - Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka përcaktuar që në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime, raportojnë mediat serbe.
 
Sipas këtyre mediave më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Gorë (Dragash), Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë.

Numri i vendvotimeve në Kosovë, sipas sekretarit të Kuvendit të Serbisë, Velko Odalloviqit, është pakësuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur kishte 287 sosh.

“Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë për sipër OSBE-ja”, ka deklaruar Odalloviq, sipas të cilit tashmë kanë filluar përgatitjet e sigurisë.

Qeveria e Kosovës, Presidentja si dhe Quinti kanë përshëndetur gatishmërinë e OSBE-së për të lehtësuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)