Në Kosovë NATO ka parandaluar një gjenocid
Talin, 9 maj - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, ka thënë se intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte për qëllim parandalimin e gjenocidit dhe ishte në përputhje me Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë një fjalimi para studentëve në Universitetin e Talinit, në Letoni, Rasmussen ka thënë se zyrtarët rusë, në përpjekje për ta mbrojtur aneksimin e kundërligjshëm të Gadishullit të Krimesë, kanë sulmuar legjitimitetin e operacionit të NATO-s në Kosovë.
Ai e ka akuzuar Rusinë se po shtrembëron faktet. Qëllimi i intervenimit në Kosovë ishte parandalimi i gjenocidit, gjë që është në përputhje me kartën e OKB-së, ka thënë Rasmussen.