Në fund të muajit raundi i ardhshëm i dialogut
Beograd, 14 korrik - Raundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Kosoves dhe Serbisë, sipas të gjitha gjasave do të mbahet nga fundi i muajit korrik, tha shefi i ekipit të Beogradit Borisllav Stefanoviq.
Në këtë raund do të bisedohet edhe për energjinë elektrike, telekomunikacionin, kadastrën, si dhe për vulat doganore, tha Stefanoviq, pas një bisede që pati me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Robert Cooper.