27 Dhjetor 2024

Në Bullgari jetojnë 1.673 milionerë

Sofje, 28 korrik - Në Bullgari jetojnë 1.673 milionerë, dhe se kjo shifër është gjashtëdhjetë herë më shumë se vitin e kaluar.

Kjo bëhet e ditur nga dorëzimi i formularëve të tatimeve nga ana e bizneseve bullgare, ndërsa milionat llogariten sipas valutës kombëtare lev.

Mbi 1600 qytetarë bullgarë kanë rezultuar se disponojnë me të ardhura mbi një milion euro. Sipas gazetës bullgare “24 orë”, vitin e kaluar ishin regjistruar vetëm 28 qytetarë, ndërsa një vit më parë rreth 100 veta me të ardhura mbi 1 milion lev apo në kundërvlerë 500 mijë euro.

Sipas analistëve ekonomik, rritja drastike e milionerëve në Bullgari ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike, pasi që shumica e biznesmenëve ishin të detyruar të shisnin biznesin e tyre dhe kapitalin e fituar ta lajmërojnë si të ardhur personale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)