Në Bruksel u mbajt takimi për çështjen e heqjes së barrikadave
Bruksel, 12 korrik - Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë tëJashtme të Bashkimit Evropian Baroneshës Ashton, ZëvendëskryeministrjaEdita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun eBrukselit ka marrë pjesë në takimin në Bruksel për çështjen e heqjes sëbarrikadave.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka paraqitur në këto takime qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se vendosja e barrikadave është e papranueshme dhe se ato duhet të largohen menjëherë dhe të respektohet lëvizja e lirë, konform ligjeve të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve të dialogut të Brukselit. Vendosjen e këtyre barrikadave znj. Tahiri e ka cilësuar si një provokim të rëndë dhe tentim për destablizimin e Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi nga BE-ja që të bëjë analizë se përse pikërisht në këtë kohë u hoq barrikada pakoordinim dhe u vendosen të tjerat? Ajo tha se këto veprime janë tej mase të rrezikshme dhe vetëm falë maturisë së institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës situata nuk ka eskaluar në përmasa të mëdha.
Ajo shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për veprime të koordinuara me Bashkimin Evropian, mirëpo potencoi se heqja e barikadave si parku i paqes dhe tjerat që kanë nisur së ndërtuari duhet të hiqen menjëherë dhe në rast të verpimeve të tjera të kundërligjshmë dhe anarkike, ne do ti përgjigjemi me forcën e ligjit.
Përfaqësuesi i BE-së z. Ferndado Gentilini tha poashtu se janë të shqetësuar me këto zhvillime dhe se nuk kanë qenë të informuar për heqjen e as për vendosjen e barrikadave të reja. Ata thanë se janë duke i analizuar qasjen e të dyja palëve në këtë situatë. BE e bëri të qartë qëndrimin e saj se barrikadat duhet të largohen dhe të zbatohet në plotëni marrëveshjet dialogut të Brukselit.
Rezultat i këtij takimi ishe dakordimi për një moratorium i cili ndalon çfarëdo punimi për vendosje të barrikadave në atë pjesë, dhe në rast të mos respektimit të ketij moratoriumi institucionet relevante të Republikës së Kosovës do të reagojnë në zbatim të ligjit. Poashtu u caktua takimi radhës për datën 22 korrik 2014 ku do të përgatiten plane konkrete, afate, për të pastruar atë pjesë nga barrikadat dhe funksionimin e asaj pjesë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte të dilet më një plan konkret dhe me afate për heqjen e barikadave dhe lirimin e Urës së Ibrit nga të gjitha pengesat për lëvizjen e lirë dhë ndërtimeve tjera përreth urës që janë bërë në mënyrë të kundërligjshme. Mirëpo edhe përkundër angazhimeve të palës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian nuk pati rezultate ngase pala serbe ishte nuk ishte e gatshme të punoj në këtë plan meqenëse kishte ardhur qëllimisht e papërgatitur dhe përfaqësohej vetëm nga një zyrtar (z. Gjuriq), ndërkohë që Delagacioni i Kosovës ishte e përgatitur me platformë të qartë dhe e përfaqësuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse për cështjen Ministria e Punëve të Brenshme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Ambientit dhe Planifikim Hapësinor si dhe Ministrina e Infrastrukturës. Madje pala serbe u mundua të imponoj formatin e takimeve trepalëshe me kërkesa që të reduktohet numri i pjesëmarrësve në takim, por Zëvendëskryeministrja Tahiri nuk pranoi këtë imponim me arsyetimin se pala e Kosovës ka ardhur e përgaditur maksimalisht për takimin dhe propozoi që takimet të zhvillohen dypalëshe, kështu që nuk u realizuan takime trepalshe por vetëm takime bilarerale mes palëve dhe përfaqësuesve të BE-së. Gjatë ditës pala jonë mbajti tre takime bilaterale me BE-në dhe pas shumë orësh bisedime, nuk pati rezultate konkerete, përveq pajtimit për moratorium për veprime destruktive e të paligjshme dhe pajtimit për një takim tjëtër më 22 korrik.
Në delegacionin e Zëvendëskryeministres Edita Tahiri ishin: Dren Zeka Këshilltar i lartë politik i Zëvendëskryeministre Tahiri, Fisnik Rexhepi Këshilltar i lartë politik i Ministrit Rexhepi, Besnik Osmani Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arben Çitaku Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikim Hapësinor dhe Ramë Çupeva Drejtor i infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës.