Në Britani veprojnë mbi 4600 banda të krimit të organizuar

Londër, 15 maj - Një studim i ri thotë se mbi 4600 banda të krimit të organizuar veprojnë në Britani.
Raporti i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar thotë se krimi i organizuar përbën kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të vendit.
Studimi vëren se krimi i organizuar ka një ndikim të përditshëm në shërbimet publike të vendit, institucionet, reputacionin kombëtar dhe infrastrukturën.
Zyrtarët e agjencisë pretendojnë se shumica e krimit të organizuar zhvillohet për përfitime financiare.
Raporti sugjeron se njerëzit po përfshihen në krime të lidhura me bandat në Britaninë e Madhe edhe për shkak të kërcënimeve dhe shtrëngimit, presionit familjar dhe social, ose joshës nga mënyra e jetesës.
Studimi thotë se hyrja klandestine, si dhe importet e mëdha të drogës nëpërmjet rrugëve detare, paraqesin rrezikun më të madh për Mbretërinë e Bashkuar.