11 Janar 2025

Në bisedimet Kosovë - Serbi futet edhe Rusia

Beograd, 11 prill - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se gjatë takimit me liderin rus është diskutuar edhe për bisedimet Kosovë – Serbi.

Daçiq ka lënë të kuptohet se edhe Putin pritet të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke ndihmuar Serbinë që kjo çështje të shtrohet edhe në kuadër të OKB-së.

Sipas Daçiq, Putin ka premtuar se do të bisedojë me politikanët më të rëndësishëm të Perëndimit, përfshirë dhe SHBA-të, me qëllimin që të gjithë të njihen me problemet rreth Kosovës.

“Tani jemi në pozitë që t’i lutim ata ( rusët) që e gjitha  kjo çështje të kthehet në OKB dhe kjo nuk është aq lehtë, sepse duhet të miratohet një rezolutë e re”, tha Daçiq.

Daçiq tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton që tani ka ardhur koha që të zgjidhen disa çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jam shumë i kënaqur me atë që më ka thënë Presidenti rus. E kam parë që ai e kupton situatën dhe rëndësinë që në këtë moment të zgjidhen disa çështje”,  tha Daçiq.

Duke folur për takimet e tij me zyrtarët rus, Dacic  shtoi se u ka shpjeguar atyre që Serbia duhet të zgjedhë integrimin në BE, pasi vendi i tij, për shkak të pozicionit  gjeografik nuk i takon proceseve dhe organizatave integruese ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)