15 Janar 2025

Në Beograd posterë të Mladiçit, e falënderojnë për masakrën e Srebrenicës

Beograd, 11 korrik - Në shumë pjesë të qytetit të Beogradit të enjten mbrëma, në përvjetorin e 19 të masakrës së Srebrenicës, janë vendosur posterë të Ratko Mladiç, Gjeneralit famëkeq serb që Haga e akuzon për krime lufte .

Në posterë shkruan “ Faleminderit Gjeneral për Srebrenicën” ndërsa Mladiç aty shfaqet me uniformë.

Mladic i cili ishte komandant i serbëve të Bosnjës aktualisht është duke y gjykuar për krime lufte të kryera në ish –hapësirën e Jugosllavisë.

Siç dihet Armata e Republika Srpska më 1995 e kishte marrë nën kontroll më 1995 Srebrenicën ku kishte masakruar më shumë se 8 mijë boshnjakë. (INA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)