Në BE nuk ka konsensus për MSA-në me Kosovën
Bruksel, 11 dhjetor - Edhe pse sot pritet të miratohen konkluzionet për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, mësohet se mes shteteve anëtare nuk ka konsensus të plotë rreth vlerësimit të Komisionit Evropian në Studimin e Fizibilitetit, se nuk ka pengesa ligjore për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me Kosovën, shkruan Koha Ditore.
Nga Kosova sot do të kërkohet të përmbushë kriteret para se të merret një vendim për nisjen e negociatave, ndërsa do të kërkohen edhe dëshmi konkrete për luftë kundër korrupsionit.
Gjithashtu, pritet që BE-ja me takimin e sotëm, të shprehet se është e gatshme të vazhdojë procesin e zgjerimit të BE-së, proces i cili ka ndihmuar në stabilitetin e rajonit dhe të tërë kontinentit të Evropës