Në BE jetojnë 12 milionë të huaj
Bruksel, 16 korrik - Vitin e kaluar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë jetuar gjithsej 32,5 milionë shtetas të huaj, prej të cilëve 12,3 milionë shtetas në ndonjë vendi tjetër anëtar të Bashkimit, derisa rreth 20,2 milionë njerëz kanë qenë me nënshtetësi të ndonjërës nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, lajmëroi Byroja për statistikë, Eurostat.
Të huajt paraqesin 6,5 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në 27 vendet anëtare të BE-së. Të huajt sipas mesatares janë më të rinj se popullata lokale, me mesatare të moshës prej 34 vjet, në krahasim me banorët lokal mesatarja e të cilëve arrin 41,5 vjet.
Numër më të madh të të huajve ka në Gjermani (7,1 milionë apo nëntë për qind të popullatës), Spanja (5,7 milionë apo 12 për qind), Britania e Madhe (4,4 milionë apo shtatë për qind), Italia (4,2 milionë apo shtatë për qind) dhe Franca (3,8 milionë, apo gjashtë për qind). Në këto pesë vende të BE-së jetojnë 75 për qind e të huajve në Bashkim.