Në Austri, jetojnë rreth 35 mijë shtetas të Kosovës
Prishtinë, 13 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Sabri Kiqmari, në një intervistë për Epokën e re ka folur për funksionimin dhe rolin e kësaj ambasade si dhe për bashkëpunimin ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Kiqmari ka treguar se gjatë katër vjetëve të kaluar janë nënshkruar nëntë marrëveshje bilaterale bashkëpunimi në mes të dy vendeve.
Ai ka thënë se Austria përpos që e ka ndihmuar Kosovën në pavarësimin e saj, nëpërmjet diplomatëve të saj Wolfgang Petritsch dhe Albert Rohan, vazhdon ta përkrahë Kosovën edhe në proceset e integrimit.
Kiqmari deklaroi se në Austri, sipas të dhënave që janë nxjerrë mbi bazën e regjistrimit të gjuhës amtare, jetojnë rreth 35 mijë shtetas të Republikës së Kosovës.