27 Prill 2024

Në Alpet Zvicerane - borë në mes të verës

Bernë, 25 korrik - Natën në mes të të shtunës dhe të dielës ka reshur borë në lartësinë mbi 2000 metra mbi nivelin e detit.


Moti i lig i ka lënë pa punë pishinat në gjithë Zvicrën. Një dëshmi tjetër për këtë mot jo tipik për kulmin e verës është edhe bora që ka zbardhur pjesë të Alpeve të Zvicrës.

 
Natën në mes të të shtunës dhe të dielës ka reshur borë në lartësinë mbi 2000 metra mbi nivelin e detit.

 
Megjithatë, sipas shërbimit meteorologjik SF Meteo këto reshje bore nuk përbëjnë diçka të jashtëzakonshme, me gjithë faktin se ne për pushimet verore do të preferonim ë shumë që të kishim mot me diell.

 
Ndërkaq, SF Meteo ka prognoza më të mira për muajin gusht , kur pritet që temperaturat të vijnë duke u ngritur dhe duke e kthyer kështu atmosferën verore në Zvicër

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)