22 Dhjetor 2024

Ndotja nga nafta, Obama thërret drejtuesit e "BP"

Washington, 11 qershor - Drejtuesit më të lartë të kompanisë britanike naftënxjerrëse, "British Petroleum' janë thirrur nga Senati dhe presidenti amerikan Barak Obama për të diskutuar mbi situatën e shkaktuar pas derdhjeve të naftës në Gjirin e Meksikës.

Karl Henrik Svanberg, president i BP, dhe administratori i deleguar i kësaj kompanie, Toni Hauard do të mbërrijnë në Uashington. Svanberg pritet të mbërrijë në Uashingtom për t'u takuar me presidentin amerikan Obama ndërsa Toni Hauard për të dhënë shpjegime para Senatit amerikan.

Kjo është hera e parë që presidenti Obama takohet më një zyrtar të lartë të kompanisë BP. Më parë Obama ishte shprehur se kërkontë vepra në ndaljen e ndotjes dhe jo fjalë, ndaj edhe kishte evituar takimet me ta.

Takimet pritet të zhvillohen vetëm pak kohë nga studimi më i fundit i shkencëtarëve mbi sasinë e naftës që derdhet në det.

Sipas tyre sasia e arit të zi që ndot ujrat në Gjirin e Meksikës është dyfishuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)