13 Janar 2025

Ndërron jetë Nelson Mandela

Johannesburg, 6 dhjetor - Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare ish-presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe ikona e Aparteidit, Nelson Mandela. Lajmi është konfirmuar nga presidenti aktual i vendit, Jacob Zuma, vetëm pak momente pasi ishin vënë re lëvizje të shumta të të afërmve dhe qeveritarëve të vendit pranë shtëpisë së tij.

Nëpërmjet një deklarate televizive në kanalin kombëtar të Afrikës së Jugut, presidenti Jacob Zuma, ka thënë se lideri i parë me ngjyrë i vendit dhe ikona e luftës kundër aparteidit ndërroi jetë në paqe. “Kombi ynë humbi një nga djemtë e tij më të mëdhenj.

Ajo që e bëri Nelson Mandelën të madh ishte ekzaktësisht ajo që e bëri atë njerëzor. Ne pamë tek ai, atë që duam të shohim te vetvetja”, ka thënë Zuma. “Të dashur afrikano-jugorë, Nelson Mandela na bëri bashkë, ndaj dhe po së bashku do t’i japim atij lamtumirën”, iu drejtua presidenti aktual bashkëkombasve të tij.

Mandela kaloi afro 3 muaj i shtruar në spital, pas një infeksioni në mushkëri. 95-vjeçari udhëhoqi tranzicionin e Afrikës së Jugut nga regjimi i minoritetit të bardhë të viteve 1990, pasi kishte kaluar më parë 27 vjet në burg.

Mandela është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, si dhe u zgjodh si president i Afrikës së Jugut, i pari me ngjyrë, në vitin 1994. Ai dha dorëheqjen vetëm pas 5 vjetësh në këtë post. (

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)