Ndërron jetë gruaja më e vjetër në botë

Problemet në mushkëri duket se kanë qenë shkaku i vdekjes së 116-vjeçares, e cila kohët e fundit kishte qenë e shtruar në spital për këtë problem shëndetësor. Megjithatë e bija, kishte thënë se Jeralean ishte përmirësuar dhe ishte tejet e lumtur që ishte rikthyer në shtëpi, por ndërroi jetë vetëm pak kohë pas daljes nga spitali.
Jeralean Talley lindi në vitin 1899 në Gjerorgji dhe hyri në rekordin Guinness në muajin prill të këtij viti, pas vdekjes së Gertrude Weaver.
116-vjeçarja vitet e para të jetës i kishte kaluar duke punuar në një fermë pambuku.
Në 1935 ajo u shpërngul në Detroit, ku një vit më vonë u martua me Alfred Talley, i cili vdiq në vitin 1988 në moshën 95 vjeçare. Çifti kishte vetëm një vajzë.