Ndërroi jetë Jonuz Musliu, kryetari Kuvendit të Bujanocit
Jonuz Musliu ka lindur në vitin 1959, ka qenë ish- komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 është kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit është zgjedhë në vitin 2016.
Para 6 muajve është detyruar të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.
Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.