Ndërpritet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Shkup, 11 tetor - Të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë, kanë dhënë dorëheqje dhe me këtë konstatohet se është ndërprerë regjistrimi i popullsisë 2011 në Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se arsyet për dorëheqjen e anëtarëve dhe ndërprerjen e këtij procesi janë për shkak të problemeve në terren me interpretimin e ligjit në forma të ndryshme.
Sipas mediave qeveria maqedonase do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme ku do të sjell një vendim të ri lidhur me situatën e krijuar.
Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në Kuvend të propozohen ndryshime të ligjit për regjistrimin e popullsisë.