23 Dhjetor 2024

Navalny këmbëngul të rikthehet në Rusi, Kremlini bën gjithçka për ta parandaluar

Berlin, 19 tetor - Politikani rus i opozitës, Aleksei Navalny, tha se Kremlini është duke bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar atë që të kthehet në Rusi, por ai këmbënguli se do të rikthehet.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan CBS, Navalny tha se planifikon të kthehet brenda muajsh dhe të vazhdojë luftën e tij kundër korrupsionit.

Ai foli nga Berlini, ku po shërohet nga helmimi me agjentin nervor Noviçok.

Navalny është helmuar në një fluturim nga Siberia në Moskë, më 20 gusht.

Laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konfirmuar se Navlany është helmuar me Noviçok.

Kremlini e mohon helmimin e tij dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë dhe një subjekti, për helmimin.

Navalny, kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, përsëriti për CBS-in se ai është i sigurt se Putini është përgjegjës për helmimin.

“Unë mendoj se Putin përdor armë kimike për të bërë dy gjëra - për të më vrarë dhe për t’i tmerruar të tjerët”, tha Navalny.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat se Putin është përgjegjës janë “të pabaza” dhe “të papranueshme”.

Navalny është liruar nga një spital i Berlinit më 22 shtator, pasi ka kaluar 32 ditë në klinikë.

Sipas CBS-it, ai është ende nën mbrojtjen e Qeverisë gjermane, sepse ka shqetësime se mund të jetë shënjestër e një helmimi tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)