NATO nis manovrën e menaxhimit të krizave

Bruksel, 4 mars - NATO-ja deklaroi të martën se nga 4-10 mars do të zhvillohet manovra vjetore e koduar \"CMX 15\",për menaxhimin e krizave, që ka për qëllim testimin e nivelit politik, strategjik dhe ushtarak të vendimmarrjes.
Në manovër do të marrin pjesë dy komanda strategjike të NATO-s dhe partnerëve të saj, por nuk do të dislokohen trupa.
Njoftohet se manovra do të simulojë konflikte midis dy vendeve jashtë NATO-s, për të testuar operacionet humanitare dhe sigurinë detare. Pjesmarrës në manovër do të jenë dhe vende jashtë Aleancës si Australia, Finlanda, Japonia, Suedia dhe Ukraina.