13 Janar 2025

NATO mblidhet për fundvit

Bruksel, 3 dhjetor - Ministrat e Punëve të Jashtme të 28 vendeve anëtare të Aleancës Veri Atlantike NATO, kanë filluar takimin e fundit për këtë vit, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Çështjet kryesore, që do të trajtohen në këtë takim janë Afganistani dhe Siria. Ministrat do të diskutojnë kryesisht për agjendën e takimit të nivelit të lartë të NATO-s, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Uells të Mbretërisë e Bashkuar, si dhe do të trajtojnë çështje të bashkëpunimit në gjirin e Aleancës, në kuadër të përballimit të sfidave për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Po ashtu gjatë takimit do të mbahet mbledhja e Këshillit NATO-Rusi. Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen edhe me ministrat e vendeve, që nuk janë anëtarë të Aleancës, por që japin përkrahjen e tyre në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës për Siguri (ISAF) në Afganistan.

Në takim do të trajtohen situata e fundit në Siri, kalendari i tërheqjes nga Afganistani, sistemi i mbrojtjes raketore dhe çështje që kanë të bëjnë me transparencën në marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të Aleancës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)