NATO i kërkon Turqisë të vetëpërmbahet kundrejt kurdëve
Bruksel, 29 korrik - Qeverisë turke i është ushtruar presion gjatë një takimi special të NATO-s për të gjetur një përgjigje të përshtatshme dhe proporcionale kundrejt militantëve kurdë, si dhe të mos braktisë procesin e paqes gjithnjë e më të brishtë.
Konferenca e NATO-s, e mbajtur me kërkesë të Turqisë, erdhi vetëm pak orë pasi Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se ishte e pamundur të vazhdohej procesi i paqes me militantët kurdë dhe nxiti Parlamentin turk tu heqë imunitetin politikanëve që kanë lidhje me grupet terroriste e ti vënë në dispozicion të hetimeve të drejtësisë.
Javën e kaluar, avionët luftarakë të Turqisë goditën objektivat e ISIS në Siri për herë të parë, në atë që konsiderohet si një kthesë tepër e madhe taktike, që erdhi pas një sulmi terrorist përtej kufirit dhe një shpërthimi kamikaz në provincën jugore të Suruçit.