NATO do të krijojë një qendër komandimi në Napoli
Detyra e kësaj qendre do të jetë shtimi i forcës përballuese ndaj sfidave të sigurisë nga Jugu.
Stoltenbergu vuri në dukje në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të Mbrojtjes se përballimi i kërcënimeve nga Lindja e Mesme e Afrika e Veriut është një aspekt i rëndësishëm i përshtatjes së NATO-s me mjedisin e ri të sigurisë.
Në takim, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe për goditjen e terrorizmit jashtë territorit të Aleancës.
Shefi i NATO-s njoftoi se qendra e komandimit në Napoli do të ketë një staf prej afro 100 vetash, të cilët do të jenë të ngarkuar me vlerësimin e kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë dhe krijimin e lidhjeve me vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare.