23 Dhjetor 2024

NATO dhe Rusia duan të hapin një kapitull të ri bashkëpunimi

Lisbonë, 21 nëntor - Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO dhe Rusia do të bashkëpunojnë ngushtë  me njëra-tjetrën.

Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve  anëtare të NATO-s i kërkuan presidentit rus Dimitri Medvedjev në samitin e Lisbonës që të bashkëpunojë në ndërtimin e një mbrojtjeje të re raketore në Evropë.

Kreu i Kremlinit pranoi ofertën, por vendosi ndër të tjera kushtin e një shkëmbimi  infomacionesh të gjithëanshme. Rusia duhet parë si partner dhe jo si kundërshtar, tha presidenti i SHBA-së Barack Obama në mbyllje të samitit.

"Së bashku ne kemi punuar shumë për të rivendosur marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që ka çuar në përfitime konkrete për të dyja kombet tona Tani këmi vendosur marrëdhëniet NATO-Rusi. Ne e shohim Rusinë si një patner".

 Rusia përfundoi me NATO-n një marrëveshje tranzit më të gjerë për Afganistanin. Në të njëjtën kohë Aleanca vendosi që stacionimit të trupave luftarake në Afganistan t'i jepet fund deri në  2014. Në vitin 2011 pritet që t'i dorëzohen përgjegjësitë për provincën e parë qeverisë afgane. Këtw e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO- s Anders Fogh Rasmussen.

"Në fillim të vitit ardhshëm trupat afgane do të fillojnë të marrin udhëheqjen e operacioneve të sigurisë. Qëllimi është që deri në fund të vitit 2014 ata të kenë marrë udhëheqjen në gjithë vendin".

Në Lisbon protestuan në mënyrë paqësore rreth 10.000 njerëz kundër samitit të NATO-s.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)