NASA: viti 2011 është viti i nëntë më i ngrohtë në histori
Florida, 20 janar - Sipas temperaturës mesatare globale, viti 2011 është viti i nëntë më i ngrohtë në historinë bashkëkohore të meteorologjisë, njoftuan dje shkencëtarë të NASA-s.
Ndërkohë, në një raport të Administratës Kombëtare amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën theksohet se sipas temperaturës mesatare në SHBA viti i kaluar është viti 23-të më i ngrohtë që nga koha kur matjet janë bërë për herë të parë.
''Në madhësi planetare, temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës në vitin 2011 ka qenë 0,51 gradë Celsius më e lartë se ky tregues vjetor që nga mesi i shekullit 20-të'', tha instituti për hulumtimet në kozmos.
Në arkivin e këtij instituti në NASA ruhen të dhëna që nga viti 1880.
"Njëmbëdhjetë vitet e para të shekullit të ri janë më të ngrohta sesa vitet nga mesi dhe fundi i shekullit XX", tha drejtori i institutit, James Hansen.