NASA, niveli i deteve po rritet ndjeshëm
Florida, 28 gusht - NASA ka lëshuar imazhe të reja që tregojnë rritjen globale të nivelit të deteve .
Eksperti i klimës i NASA-s, Josh Willis, thotë se detet po vijojnë të rriten.
\"Norma e rritjes së nivelit të deteve është përshpejtuar, që nga fundi i viteve 1800. Rreth 1900 nivele detesh janë rritur me një normë prej një milimetër në vit. Nga mesi i viteve 1900 arriti në dy milimetra në vit dhe shkalla moderne është tri milimetra në vit. \"
Shkrirja e akujve polarë dhe zgjerimi i ujrave oqeanike për shkak të shkarkimeve të karbonit janë faktorët kryesorë.
NASA thotë se niveli i deteve mund të rritet me disa këmbë gjatë shekullit të ardhshëm.