07 Janar 2025

Nacionalistët serbë kundër vizitës së Jahjagës në Beograd

Beograd, 31 maj - Nacionalistët serbë kanë organizuar protestë për në orën 18:30, pikërisht në vendin ku ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të mbajë fjalim për promovimin e një libri, i cili paraqet dhunën ndaj femrës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të ashtuquajturit “Kuvendi serb Zavetnici” (Të përbetuarit), kanë paralajmëruar se do të protestojnë sot për shkak të festivalit “Mirëdita, Dobardan”, shkruan media serbe, Informer.

Nga data 31 maji deri më 6 qershor do të mbahet ky festival, i cili është organizuar nga OJQ-të e Beogradit dhe Prishtinës.

Ky festival quhet “Mirëdita, Dobardan”, i cili është financuar nga fondi për mbështetje të shoqërisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera evropiane.

Presidentja e parë femër në Kosovë, Atifete Jahjaga, do të vizitojë Beogradin në qershor, si pjesë e një festivali tradicional midis Serbisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Jahjaga do të bëjë promovimin e një libri i cili paraqet dhunën ndaj femrës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)