17 Maj 2024

Myslimanët sot festojnë Kurban Bajramin

Prishtinë, 6 nëntor - Miliona besimtarë myslimanë në gjithë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.

Festimi ka nisur që në orët e para të ditës së sotme me faljen tradicionale në xhami.

Besimtarët e Prishtinës, u mblodhën në në xhaminë e madhe të kryeqytetit dhe kryen ritin e faljes. Të njëjta ceremoni janë organizuar në të gjitha qytetet e vendit.

Pas faljes, besimtarët do të festojnë në shtëpitë e tyre, ku tradita kërkon bërjen e një kurbani. Kurban Bajrami është festa e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

Festimi i kësaj feste përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, fillon në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falin namazin.

Për këtë ditë të shënuar therret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit, po pranohen edhe kafshë të tjera. Familja që e therr mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t'u serviren edhe miqve.

Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj dite siç është bërë traditë filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falen namazin.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t′u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

Besimtarët flijojnë në orët e para të mëngjesit qindra qengja dhe desh për të evokuar ngjarjen e shenjtë, ku zë fill kjo festë, ndër më të rëndësishmet për fenë myslimane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)