Myslimanët e Sanxhakut të pakënaqur me Beogradin
Beograd, 22 gusht - Myslimanët e Serbisë që jetojnë në zonën e Sanxhakut nuk janë aspak dakord me politikën zyrtare të Beogradit.
Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Lajiç i cili është një mysliman i qeverisë ka deklaruar se mundësia e përsëritjes së Kosovës në Sanxhak është e vogël, sepsë nuk ka potencial.
Por nuk ka mohuar mundësinë e përsëritjes së incidenteve të ngjashme.
Një pjesë e popullatës në Sanxhakut mbështesin kryeimamin Zukoliç që ka krijuar këshillin kombëtar të boshnjakëve, ndërkohë që qeveria kërkon zgjedhje të reja.
Zukoliç ka akuzuar Serbinë për flamurin që nuk i takon asaj, himnin dhe simbole të tjera.
Ai ka thënë se Beogradi nuk do të marrë vendime për ta, ndërkaq tre të rinj kanë djegur flamurin serb.