Myslimanë të rinj serbë justifikojnë dhunën në emrin e fesë
Beograd, 1 tetor - Një e pesta e myslimanëve të rinj në krahinën serbe Sanxhak justifikojnë dhunën e kryer në emër të fesë, ndërsa çdo i dhjeti i ri tregon, se nuk është kundër ekstremizmit, në se ai është në mbrojtjen e fesë.
Këtë e tregojnë rezultatet e një anketimi të Komitetit të Helsinkit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, cituar nga gazeta serbe Blic. Autori Vlladimir Iliç komentoi, se myslimanët e rinj në Sanxhak janë të izoluar dhe shumica prej tyre nuk u besojnë edhe fqinjëve nga kombi dhe feja e njëjtë. Ata nuk u besojnë imamëve, partive politike, organizatave joqeveritare, fqinjëve. Ata u besojnë vetëm anëtarëve të familjes së tyre dhe partnerëve, thekson Vlladimir Iliç.